Përmbledhja e veprimtarisë javore të AKU (31 Janar-06 Shkurt)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij, gjatë kësaj jave ka kryer veprimtaritë e përmbledhura si më poshtë:

 

Janë realizuar 1864 kontrolle zyrtare në total në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar,

Ndër të cilat në terren janë: 512 inspektime të programuara sipas Planit Vjetor dhe 68 inspektime të paprogramuara si dhe janë marrë në total 122 mostra zyrtare duke realizuar analiza laboratorike për 275 tregues analitik, nga të cilat 2 kanë rezultuar jo konform,

Në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 1284 ngarkesa, duke marrë 41 mostra për analiza laboratorike të cilat kanë rezultuar konform,

Janë vendosur: i) 173 masa administrative “Paralajmërim”; ii)  masë administrative “Gjobë” me vlerë 1,480,000 lekë; iii) masë administrative “bllokim produkti” për 0.1 ton produkte ushqimore iv) masë administrative “asgjesim produkti” për 6 ton (pije freskuese, nënprodukte qumështi, mish dhe nënprodukte mishi etj), v) 1 masë administrative “ndërprerje aktivitetit”,

Janë ndjekur me prioritet procedurat e inspektimit të OBU-ve në kuadër të licencimit (77 inspektime total) ku evidentohen restorante, markete, supermarkete etj,

Janë adresuar 25 kërkesa për notifikimin e 215 etiketave, pas shqyrtimin për përputhshmëri me kërkesat ligjore janë miratuar 136 etiketa, ndërsa 79 etiketa janë kthyer për korrigjim dhe saktësim,

Gjatë kësaj jave, përmes kanaleve të saj të komunikimit me publikun (nëpërmjet email-it, numrit jeshil dhe rrjeteve sociale), AKU ka marrë 9 raste denoncimi nga qytetarët.

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme