Përmbledhja e Veprimtarisë së Drejtorisë Rajonale AKU Berat (18-19 Nëntor)

Pandalur Punë për Sigurinë Ushqimore

 

Drejtoria Rajonale e AKU Berat gjatë dy ditëve të para të kësaj jave, në vijim të kontrolleve rigoroze për të monitoruar zbatimin e ligjit, verifikimin e plotësimit të kushteve dhe kritereve për licencim, garantimin e sigurisë së produkteve të hedhura në treg për konsum si dhe monitorimin e mbetjeve pesticide tek produktet, ka kryer veprimtarinë e mëposhtme:

 

  •  Janë kryer 13  kontrolle zyrtare tek Stabilimentet e Operatorit të Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve),

 

  • Janë vendosur 4 masa administrative “Gjobë” me vlerë totale 800,000 lekë (përmbajtje pesticidesh mbi normën e lejuar si dhe mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

 

  • Janë vendosur 5 masa administrative “Paralajmërim” si dhe janë lënë dëtyra për plotësimin e mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve,

 

  • Janë marrë 5 mostra për kryerjen e analizave laboratorike nga të cilat 4 kanë rezultuar jokonform.

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon monitorimin dhe kontrollet e njëpasnjëshme në të gjithë vendin duke marrë shkas dhe nga pragfestat si dhe rritjen e fluksit të konsumatorëve në vend duke intensifikuar kontrollet me qëllim garantimin e sigurisë së produkteve ushqimore që konsumohen.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU

 info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë)    |    Tel:042254052

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.