Përmbledhja e veprimtarisë javore të AKU (08-14 Nëntor).

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij, gjatë kësaj jave ka kryer veprimtaritë e përmbledhura si më poshtë :

  •  Janë realizuar 1854 kontrolle zyrtare në total në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar;

 

  •  Ndër të cilat në terren janë: 489 inspektime të programuara sipas Planit Vjetor dhe 168 inspektime të paprogramuara si dhe janë marrë në total 219 mostra zyrtare duke realizuar analiza laboratorike për 295 tregues analitik, nga të cilat 3 kanë rezultuar jokonform;

 

  • Në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 1197 ngarkesa, duke marrë 59 mostra për analiza laboratorike të cilat kanë rezultuar konform;

 

  • Janë vendosur: i) 145 masa administrative “Paralajmërim”; ii) 12 masa administrative “Gjobë” me vlerë 1,040,000 lekë; iii) masë administrative “Bllokim produkti” për 0.53 ton (pije freskuese, mish dhe nënprodukte mishi si dhe produkte të ndryshme ushqimore etj); iv) masë administrative “Asgjesim produkti” për 59.14 ton (pije freskuese, pije alkoolike, nënprodukte mishi, nënprodukte qumështi, çarja, biskota, turshi etj); v) 2 masa administrative “Ndërprerje Aktiviteti” të subjektit;

 

  • Janë adresuar 13 kërkesa për notifikimin e 34 etiketave, pas shqyrtimin për përputhshmëri me kërkesat ligjore janë miratuar 22 etiketa, ndërsa 12 etiketa janë kthyer për korigjim dhe saktësim;

Gjatë kësaj jave, përmes kanaleve të saj të komunikimit me publikun (nëpërmjet email-it, numrit jeshil dhe rrjeteve sociale), AKU ka marrë 5 raste denoncimi nga qytetarët.

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.