AKU kontrolle rigoroze për garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik veror, ndëshkon thertoren që tregtonte pa QKB.

 

AKU kontrolle rigoroze në të gjithë vendin për garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik

 

Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër kontrolle në thertore e dyqane mishi, vendosen 2 gjoba me vlerë 190 mijë lekë, bllokon dhjetra kilogram mish të pasigurt për konsum si dhe bllokon ushtrimin e aktivitetit për 1 subjekt.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të kontrolleve ri goroze në të gjitha Operatorët e Biznesit që ushtrojnë aktivitetin e tyre gjatë sezonit turistik dhe jo vetëm, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore duke shmangur çdo tentativë mashtrimi për të cënuar shëndetin e konsumatorëve, ka kryer kontroll zyrtar në një subjekt në Shkodër, nga i cili ka rezultuar se:

 

  1. Nga kontrolli i kryer në një subjekt në Bërdicë, Shkodër, inspektim i kryer në kushtet e flagrancës nga ku u konstatua se subjekti ishte i pajisur me “NIPT” për tregtim të artikujve të ndryshëm ushqimor, por në kundërshtim me ligjin ushtronte aktivitetin e tregtimit të mishit i pa regjistruar nëQKB dhe pa miratim nga AKU.  Gjithashtu gjatë kontrollit u konstatua një sasi mishi i varur në çengela të ndryshkur, pa vulë dhe pa çertifikatë veterinare, çka përbën shkelje të kërkesave ligjore. 

 

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

 

       a) Gjobë 140,000 lekë për tregtim të mishit nga subjekt i parregjistruar,

       b) Gjobë 50,000 lekë për mosplotësimin e kushteve për tregtimin e mishit,

       c) U bë bllokimi i menjëhershëm i aktivitetit deri në rregjistrimin në QKB si dhe u bë bllokimi i produktit të konsideruar i pasigurtë për konsum me qëllim asgjesimin.

 

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet rigoroze, për të garantuar zbatimin e ligjit dhe për të shmangur çdo praktikë mashtuese në dëm të konsumatorëve nga të gjithë Operatorët e Biznesit që tregtojnë produkte ushqimore me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik veror.

 

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.