AKU NË KORÇË, ASGJËSOHEN 20 TON PRODUKTE USHQIMORE JASHTË STANDARDIT

Drejtoria Rajonale e AKU Korçë në kuadër të masave administrative të marra gjatë inspektimeve të kryera, ka bërë asgjesimin e rreth 20 ton produkteve ushqimore të sekuestruara përgjatë muajve të fundit.

Produktet ushqimore të asgjesuara janë bllokuar në subjekte të ndryshme gjatë aksioneve të njëpasnjëshme të AKU-së nga ku kanë rezultuar një sërë subjektesh që tregtonin duke patur mangësi në sistemin e gjurmueshëmërisë së produkteve, mungesë të dokumentacionit shoqërues dhe kalimit të afatit të përdorimit. Gjithashtu nga inspektimet e ushtruara në subjekte që tregtonin nënproduktet të qumështit si djathë, gjizë etj, janë marrë një sërë mostrash për analiza, nga të cilat këto produkte kanë rezultuar me ngarkesë të lartë mikrobike.

Nisur nga këto shkelje të konstatuara janë bllokuar dhe ditën e sotme janë asgjesuar 20 ton produkteve ushqimore si:

  • Erëza dhe Aditivë Ushqimorë në sasinë prej 9.4 ton;
  • Pije energjike dhe freskuese në sasinë prej 1.75 ton;
  • Nën produkte qumështi si: gjizë 500 kg, salcë 150 kg, djathë kaçkavall 510 kg, djathë I bardhë 143 kg;
  • Mish dhe nënprodukte të tij si sallam, salçiçe etj në sasinë prej 7.45 ton

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të kontrolleve rigoroze të kryera për të shmangur çdo praktikë të dëmshme ushqimore, garanton të gjithë konsumatorët se të gjithë subjektet që synojnë të trgtojnë produkte ushqimore jashtë standartin dhe në dëm të shëndetit dhe interesit të konsumatorëve do të marrë përgjigjen e merituar duke siguruar produkte të shëndetshme në treg.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

 

 

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme