AKU BLLOKON 14.5 TON PRODUKT “BIRRË PAULANER” DHE GJOBIT ME 1.2 MILIONË LEKË SUBJEKTIN IMPORTUES

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po monitoron me rigorozitet cilësinë dhe efektivitetin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar, në funksion të garatimit të ligjshmërisë dhe zbatimit të kërkesave ligjore në të gjithë zinxhirin ushqimor.

Nisur nga bllokimi i një sasie prej 14.5 ton “Birrë Paulaner” në Pikën e Inspektimit Kufitar për mungesë dokumentacioni shoqërues dhe pas konfirmimeve të ardhura nga prodhuesi i birrës “Paulaner” mbi autenticitetin e certifikatës së analizave,  AKU Drejtoria Rajonale Durrës kontrolloi ligjishmërinë e importimit të birrës “Paulaner” nga një subjekt importues.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit shoqërues rezultoi se subjekti importues e importon produktin “Birra Paulaner” në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, në mungesë të dokumentacionit përkatës shoqërues (Raport-Analiza që shoqëron produktin nuk përmban të dhëna identifikuese dhe individualizuese si: numër reference, numër identifikues, numër Lott-i, nuk kanë të shënuar afatin e përdorimit të produktit, si dhe certifikatat e orgjinës dhe certifikatat e analizës nuk janë të përkthyera në gjuhën shqipe).

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

  1. Për importim produktesh në kundërshtim me ligjin u vendos masa administrative “Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë
  2. Për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë u vendos masa administrative “Gjobë” me vlerë 200,000 lekë,
  3. Subjektit iu bë ndërprerja e kryerjes së një veprimi, duke iu ndaluar tregtimi i sasisë prej 13.600 kanaçe birrë “Paulaner” (0.5 L), gjendje e gjetur në magazinat e tij.
  4. Referuar problematikës së dokumetacionit shoqërues, subjektit importues iu la detyrë që të tërheqë produktin e shpërndarë, si dhe produkti “Birrë Paulaner” i praktikave të importit të periudhës kohore (2018-2019) të kthehet në vendin e origjinës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me vendosmëri kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë në zinxhirin ushqimor, ndalimin dhe denoncimin e  çdo praktike abuzive tregtimi, që deformojnë konkurencën e lirë dhe të ndershme në treg dhe dëmtojnë shëndetin dhe interesat e konsumatorëve.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN  E SHËNDETIT TËND, BASHKËPUNO ME AKU

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.