AKU/ GJOBË DHE BLLOKIM PRODUKTI BIZNESIT NË FIER, TREGTONTE PRODUKTE TË SKADUARA

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet tek Operatorët e Biznesit që tregtojnë produkte ushqimore, në kuadër të zbatimit të planit të sezonit turistik për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit dhe garantimin e qytetarëve për sigurinë ushqimore.

AKU ka ushtruar një sërë kontrollesh në qytetin e Fierit, ku më datë 20.05.2019 në një njësi tregtimi/supermarket u kostatuan disa lloje produktesh (si birra, pije freskuse, kos “Frutis”, gjalp,  lëngje frutash, amareta, makarona, biskota, çokollata etj) me afat përdorimi të kaluar.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

  1. Masë administrative “Gjobë” për tregtim të mallrave të skaduar me vlerë 300,000 leke,
  2. Masë administrative “Bllokim produkti” për ato produkte të cilat ishin përtej afatit të përdorimit për t’u asgjesuar.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nëpërmjet hartimit të planit turistik për sezonin 2019 shprehet i vendosur për të siguruar një sezon turistik me sa më pak problematika dhe për të garantuar të gjithë konsumatorët vendas dhe të huaj për cilësinë e produkteve që tregtohen. Ndaj në këtë periudhë të rëndësishme turistike për vendin AKU bën thirrje për bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithë konsumatorëve për denoncuar çdo tentativë nga ana e subjekteve për të shkelur ligjin.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë)     |    Tel: 042254052

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme