AKU GJOBIT RESTORANTIN PASI TREGTONTE PRODUKTIN “DATER” , 2 TË TJERA MBYLLEN VLORË E KSAMIL

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, siguron se është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Konkretisht, gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka bllokuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Bar-Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. Ndërsa një tjetër subjekt me aktivitet “Restorant” është goditur nga AKU për shkak se tregtonte produktin “Dater” ose ndryshe “midhja hurmë” , tregtim I cili nuk lejohet sipas legjislacionit në fuqi.

Ndaj dy subjekteve Bar-Piceri “Kasamili” dhe Bar-Resorant “Donika Haxhiraj” në Jonufër, Vlorë janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjeno-sanitare) si dhe bllokim të menjëhershëm të aktivitetit. Ndëra ndaj subjekti, restorant “Lori” në Ksamil u mor masë administrative gjobë 100.000 lekë si dhe asgjësim i 1 kg “dater” duke e bërë të papërdorshëm për konsum.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.


 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.