AKU KONTRROLL TË FORTË, 9 SUBJEKTE NË SHKELJE TË SIGURISË USHQIMORE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

Në qarqet Tiranë, Shkodër, Fier, Korçë dhe Lezhë, trupa inspektuese e AKU-së ka evidentuar 9 subjekte të cilat kryenin aktivitetet në kundërshtim të plotë me ligjin e sigurisë ushqimore. Këto subjekte ushtronin aktivitet – produkte me origjinë shtazore dhe jo shtazore ( prodhim përpunim mishi, minimarket, ëmbëltore, tregtim të produktit peshk).

Ndaj tyre janë marrë masa administrative me gjobë për shkak se nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare si dhe u mungonte dokumentacioni shoqërues. Ndërsa dy prej subjekteve me aktivitet përpunim mishi dhe tregtim të produktit peshk u mor masë e menjëhershme, konfiskim të mallit dhe bllokim aktiviteti.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

Gjithashtu, inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.