SHKODËR, KAPEN NË KUFI MBI 1.3 TON ERËZA TË DYSHIMTA

Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka bllokuar një sasi produkti të dyshimtë. Bëhet fjalë për kontrollin në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, ku trupa inspektuese e DRAKU, Shkodër ka bllokuar plot 1307 kg erëza – rigon të pasigurt për konsumatorin shqiptar.

Produkti “Erëza” ishte nisur Kanadaja me destionacion Shqipërinë dhe pasi mbërriti në dognën e Hanit të Hotit u bë bllokimi i menjëhershëm për arsye se dokumtacioni që posedonin bie në kundërshtim me kërkesat e ligjit Nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e Bimëve” dhe VKM-së Nr 750/2010 për “Rregullat e inspektimit karantinor fitosanitar”.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, po vijon procedurat për asgjesimin e këtij produkti (1.3 ton erëza) .Siç dihet, destinacioni i produktit “erëza” përveçse është për shitje në treg edhe për industrinë ushqimore.

Ky rast është tregues i një tjetër stadardi kontrolli të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në pikat e kalim kufirit dhe do vijojë të jetë i tillë – pra inspektime rigoroze, tolerancë zero për çdo produkt të pa sigurt për konsumatorin shqiptar.


 

AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme