KORÇË/ TRANSPORTONTE PRODUKTE MISHI JASHTË KUSHTEVE FRIGORIFERIKE, AKU KONFISKON MJETIN DHE GJOBIT SUBJEKTIN

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të masave për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të mishit në funksion të sigurisë ushqimore dhe në kuadër të masave të përforcuara gjatë sezonit turistik ka konstatuar se shtetasi Josif Dodi kishte ngarkuar në bagazhin e automjetit, produkte mishi jashtë kushteve frigoriferike.
Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale të AKU, Korçë në bashkëpunim me sektorin e Krimit Ekonomik konstatuan se mjeti me targa “AA 233 NR” kishte të ngarkuar në bagazhin e tij produkte mishi, përkatësisht 20 kg kokë lope, 7 kg të brendshme dhe 3 lëkurë lope.
Automjeti është konfiskuar menjëherë si dhe shtetasi Josif Dodi është dërguar në ambjentet e Drejtorisë Rajonale Korçë . Në deklarimin e subjektit thuhet se produktin e ka marrë në një fermë blektorale të shtetasit, Feti Pasho por nga verifikimet e inspektorëve të AKU-së rezultoi deklarim ishte i rremë pasi nuk u konstatua gjurmë therjeje apo mjete për therjen e kafshëve.
Për shkeljen e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit dhe konfiskimit të automjetit u morë edhe masë administrative me gjobë në vlerën 250.000 lekë .
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme