DELVINË, AKU BLLOKON 400 KG PRODUKTE BULMETI PËR TREGTIM TË PASIGURT

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë inspektimit në fshatin Kalas të qytetit të Delvinës, ka bllokuar 400 kg produkte bulmeti, përkatësisht djathë i bardhë për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore.

Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale Vlorë gjatë inspektimit në këtë zonë kanë konstatuar një baxho e cila ushtronte aktivitet të paligjshëm, në pronësi të shtetasi Ismail Kurra.

Operacioni u zhvillua nga AKU Vlorë. Prej kontrollit rezultoi se subjekti, ishte i pa regjistruar në QKB dhe tregtonte produkte bulmeti të pasigurtë, pa kushte higjieno-sanitare, pa raport analizë dhe në mungesë të dokumente të tjera shoqëruese.

 

Për këto shkelje në bazë të legjislacionit në fuqi, inspektorët e DRAKU -së Vlorë kanë marrë masën administrative me gjobë në vlerën e 400 000 lekëve, masën e sekuestrimit të produktit si dhe masën e menjëhershme të ndërprerjes së aktivitetit.

Autoriteti Kombëtar i ushqimit është e vendosur për të garantuar sigurinë ushqimore në të gjithë zinxhirin e prodhimit, tregtimit të produkteve të bulmetit.

AKU i bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm dhe të bëjnë blerje vetëm në  subjekte të pajisura me kupon tatimor, i cili përveçse është detyrim gjithashtu është mënyra e vetme e gjurmueshmërisë së produkteve.

22/05/2018

 

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/2″][vc_column_text]

[/vc_column_text][/vc_column][vc_column width=”1/2″][vc_single_image image=”2549″ img_size=”medium” alignment=”center” onclick=”img_link_large”][vc_single_image image=”2548″ img_size=”medium” alignment=”center” onclick=”zoom”][/vc_column][/vc_row]

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme