DELVINË, SEKUESTROHEN 115 KG MISH QENGJI DHE KECI QË THERENIN NË MËNYRË TË PALIGJSHME NË NJË STALLË BAGËTISH

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të masave  për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të mishit në funksion të sigurisë ushqimore  ka sekuestruar gjatë pasdites së sotme 115 kg mishi qengji dhe keci në 23 karkasa, të therura në mënyrë të paligjshme në një stallë bagëtish në pronësi të shtetasit Adem Seriani në malin Sopot të Delvinës . Trupa inspektimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Vlorë, gjatë kontrollit në këtë stallë bagëtish ka sekuestruar në mënyrë të menjëhershme 23 karkasat e qengjave dhe kecave  në masën e 115 kg. Për   therje dhe tregtim të mishit  në mënyrë të paligjshme, trupa inspektuese e AKU-së  ka marrë masën administrative ndaj këtij shtetasi me vlerën e 100 mijë  lekëve dhe gjithashtu ka bërë edhe bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i vendosur për të gjurmuar dhe ndaluar cdo therje jashtë thertoreve edhe në zonat më të largëta, inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë cdo rast therjeje apo tregëtimi jashtë standardeve . Në këto ditë festash trupat inspektuese të AKU-së janë duke instensifikuar kontrollet në te gjithe territorin,  për të parandaluar cdo tentativë abuzimi. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

06/04/2018

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme