AKU TAKIM MË OPERATORËT E BIZNESIT TË PRODHIMIT DHE PËRPUNIMIT TË QUMËSHTIT TË QARKUT BERAT

Nisma që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarë në kuadër të sensibilizmit të bizneseve të prodhimit dhe përpunimit të qumështit për plotësimin e raportit të vetëkontrollit për nivelin e plotësimit të standardeve të sigurisë ushqimore sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, ka vijuar edhe në qarkun e Beratit. Gjatë takimit në qarkun e Beratit, është theksuar rëndësia që ka plotësimi me përpikmëri i check listës, duker filluar që nga vendndodhja, planimetria, kushtet e transportit sipas kërkesave ligjore, plotësimi i kushteve higjieno-sanitare, materialet dhe pajisjet e punës, trajtimi dhe ruatja e lëndës së parë, si kushte kryesore për garantimin e sigurisë ushqimore të konsumatorit. Krijimi i sistemit efektiv të gjurmueshmërisë do të reflektojë dhe përmbushë me përgjegjësi kërkesat rregullatore, të cilat do të jenë të verifikueshme nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit edhe nga intensifikimi i kontrolleve zyrtare për plotësimin e standardeve të kërkuara me ligj.

Një vemendje të takimit kanë qenë edhe problematikat që hasin operatorët e prodhimit dhe përpunimit të qumështit në këtë qark, duke filluar që nga infrastruktura nëpër fshatra të qarkut që e veshtireson mbledhjen në kohë të qumëshrit, shitja në rrugë e qumështit nga individë të palicencuar dhe jashtë kushteve higjieno-sanitare, mungesa e laboratorit rajonal të qarkut të Beratit etj,. Gjatë takimit u evidentua edhe një tjetër problematikë në lidhje me zinxhirin ushqimor të kafshëve, si dhe përgjegjësitë që duhet të marrin drejtoritë e bujqësisë dhe drejtoritë e tjera të varësisë me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore. Operatorët e bizneseve të prodhimit dhe përpunimit të qumështit të Qarkut Berat shprehën edhe interesin dhe gadishmërinë për skemat subvencionuese të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me qëllim arritjen e standardeve sipas listave të reja të verifikimit.

23/03/2018

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme