AKU TAKIM ME OPERATORËT E BIZNESIT TË PRODHIMIT DHE PËRPUNIMIT TË QUMËSHTIT TË QARKUT VlORË

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  ka  zhvilluar një takim me operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumësshtit në qarkun e Vlorës . AKU në vijim të nismës së saj sensibilizuese pranë operatorëve të biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit , me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore po këshillon imtesisht këta operatorë biznesi, duke i inkurajuar gjithashtu që të plotësojnë raportet e vetëkontrollit për plotësimin e standardeve të sigurisë ushqimore , sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi. Operatorët e biznesit  të prodhimit dhe përpunimit të qumështit u shprehën, se përpiqen që të jenë sa më korrekt për të plotësuar të gjitha kërkesat që kërkon legjislacioni në fuqi, por duke  edhe për nenvizuar  edhe problematikat e  shumta që hasin në punën e tyre të përditshme  në plotësimin e këtyre standardeve . AKU thekson rëndësinë e madhe që operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit duhet t’i kushtojnë vendndodhjes, kushteve dhe gjendjes së stabilimenteve , mjeteve të transportit, paisjeve dhe makinerive që përdoren për prodhimin e qumështit dhe produkteve të tij nga Operatorët e Biznesit,  dokumentacionit për lëndën e parë, qumështin, certifikatën shëndetësore, testeve për praninë e antibiotikëve,  analizave të tjera, si dhe ambalazhimit dhe paketimit të produkteve. Krijimi i sistemit efektiv të gjurmueshmërisë do të reflektojë dhe përmbushë me përgjegjësi kërkesat rregullatore, të cilat do të jenë të verifikueshme nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit edhe nga intensifikimi i kontrolleve zyrtare për plotësimin e standardeve të kërkuara me ligj.

22/03/2018

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme