AKU TAKIM ME OPERATORËT E BIZNESIT TË PRODHIMIT DHE PËRPUNIMIT TË QUMËSHTIT TË QARKUT FIER

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në qarkun e Fierit ka zhvilluar një takim me subjektet e përpunimit të qumështit dhe grumbullues të qumështit në këtë qark. Rëndësia e këtij takimi u përçua edhe nga prezenca e madhe dhe interesi i subjekteve që prodhojnë dhe përpunojnë qumësht . Një nga objektivat kryesorë të këtij takimi me OBU-të që prodhojnë dhe përpunojnë qumësht, ishte përcjellja e nismës së ndërmarrë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit , ku me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore në vend , të gjithë opetarorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit, të plotësojnë raportin e vetëkontrollit për të konstatuar standardet e kërkuara bazuara në legjislacionin përkatës . Krijimi i sistemit efektiv të gjurmueshmërisë do të reflektojë dhe përmbushë me përgjegjësi kërkesat rregullatore, të cilat do të jenë të verifikueshme nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit edhe nga intensifikimi i kontrolleve zyrtare për plotësimin e standardeve të kërkuara me ligj.
Gjatë takimit është theksuar rëndësia e madhe që i kushton Ministria e Bujqëisë dhe Zhvillimit Rural dhe Autoriteti Kombëtari Ushqimit plotësimit të kushteve sipas standardeve të BE-së , për të gjithë operatorët e prodhimit dhe përpunimit të qumështit , për kushtet e stabilimenteve , mjetet e transportit , pajisjeve dhe makinerive që përdoren për përpunimin e qumështit si lëndë e parë dhe e nënprodukteve të tij. Të pranishëm gjatë këtij takimi ishin edhe përfaqësues nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural , ku u referua edhe nga skemat që mund të përfitojnë këto subjekte nga subvencionet e qeverisë shqiptare. Nga ana e përfaqësuesve të Drejtorive të Bujqësisë, u theksua rëndësia e certifikatës veterinare dhe kujdesi ndaj sëmundjeve të transmetueshme nëpërmjet qumështit .
Në vijim të takimit është diskutuar në lidhje me problemet që hasin Operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit, probleme të cilat hasen me teper në zinxhirin nga fermerët deri në stabilimentet e përpunimit të qumështit . Operatotët e bizneseve të prodhimit dhe përpunimit të qumështit të qarkut Fier shprehën edhe interesin dhe gadishmërinë për skemat subvencionuese të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me qëllim arritjen e standardeve sipas listave të reja të verifikimit .

Kliko dhe shkarko:

Raport vetëkontrolli për operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit qarku Fier

14/03/2018

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme