AKU TAKIM ME OPERATORËT E BIZNESIT TË QUMËSHTIT TË QARKUT GJIROKASTËR

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në qarkun e Gjirokastrës ka zhvilluar një takim me operatorët e biznesit të cilët prodhojnë dhe përpunojnë qumësht në këtë qark. Rëndësia e këtij takimi u përçua edhe nga prezenca e madhe  dhe interesi i lartë i operatorëve të biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit. Një nga objektivat kryesorë të këtij takimi me OBU-të që prodhojnë dhe përpunojnë qumësht, ishte përcjellja e nismës së ndërmarrë nga Autoriteti Kombëtar  i Ushqimit , ku me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore në vend , të  gjithë opetarorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit , të plotësojnë raportin e vetëkontrollit për të konstatuar standardet e kërkuara bazuara në legjislacionin përkatës . Krijimi i sistemit efektiv të gjurmueshmërisë do të reflektojë dhe përmbushë me përgjegjësi kërkesat rregullatore, të cilat do të jenë të verifikueshme nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit edhe nga  intensifikimi i kontrolleve zyrtare për plotësimin e standardeve të kërkuara me ligj. Në vijim të takimit është diskutuar  në lidhje me problemet që hasin Operatorët e biznesit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit, probleme  të cilat hasen me teper  në zinxhirin nga fermerët deri në stabilimentet e përpunimit të qumështit .  Operatotët e bizneseve të prodhimit dhe përpunimit të qumështit të qarkut Gjirokastër shprehën edhe interesin dhe gadishmërinë për skemat subvencionuese të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me qëllim arritjen e standardeve sipas listave të reja të verifikimit .

2018/02/24

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme