Rimblidhen pas një mungese të gjatë Panelet Shkencore në funksion të AKU-së

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbledhur pas një mungese të gjatë tre vjeçare, Panelet Shkencore pranë tij, në bazë të Udhëzimit të Ministrit të Bujqësisë për “Krijimin dhe Funksionimin e Komitetit Shkencor dhe Paneleve Shkencore, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, në mbështetje edhe të nenit 66 të Ligjit 9863 ‘Për Ushqimin” i ndryshuar. Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Z.Ismaili, pasi falënderoi të gjithë anëtarët e Paneleve Shkencore të pranishëm, për këtë takim shumë të vonuar, por të rëndësishëm për AKU-në, informoi pjesëmarrësit, mbi angazhim e Qeverisë dhe të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për intensifikimin e punës, për disiplinimin e therjeve të kafshëve në vend. Z.Ismaili theksoi se “Jam i angazhuar që situatën masive të paligjshmërisë së therjeve të kafshëve ta çojmë në një ekuilibër të ri,  po aq sa do të jemi prezentë me kontrolle në të gjitha produktet ushqimore të llojeve të tjera”.  Sipas Drejtorit të AKU-së, mosmbledhja e Paneleve Shkencore, problem të cilin e ka cituar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit për AKU-në në kontrollin e tij të performancës, nuk ka qenë thjeshtë çështje buxheti, por edhe mosorganizimi i AKU-së për të bashkëpunuar me këto Panele Shkencore për të zgjidhur probleme të sigurisë ushqimore në vend.  Z.Ismaili citoi se “AKU si autoritet përveç kompetencave të inspektimit në lidhje me produktet ushqimore, realisht duhet të jetë edhe një institucion shkencor që të zgjidhë problemet themelore të sigurisë ushqimore”.

“Në vijim do të punojmë shumë për të jetësuar disa vendimmarrje, ndër të cilat është edhe mbledhja e Paneleve Shkencore, për të bashkëpunuar në çdo problem që ne hasim në punën tonë të përditshme, për të garantuar atë çka është më e rëndësishmja sigurinë ushqimore të konsumatorit”, nënvizoi Z.Ismaili.

 Sipas tipologjisë së riskut të mundshëm të sigurisë ushqimore , pranë AKU-së funksionojnë dy Panele Shkencore, Paneli i Rreziqeve Biologjike dhe Paneli i Rreziqeve Kimike. Një nga pikat kryesore të rendit ditës, ishte edhe prezantimi i anëtarëve të këtyre paneleve, si dhe ngritja e një sërë problemesh, si të karakterit shkencor për zgjedhjen e problemeve të sigurisë ushqimore, që nga përqindja e nitrateve dhe nitriteve tek mishi, hartimi i protokollove sipas standardeve të BE-së për fermerët, ashtu nevoja për bashkëpunim midis laboratorëve të AKU-së dhe laboratorit të Referencës në Fakultetin e Bioteknologjisë. Mirëfunksionimi i Paneleve Shkencore në mbështetje të  AKU-së do të sillte edhe një hap tjetër cilësor në sfidën e garantimit të sigurisë ushqimore të konsumatorëve shqiptarë.

DSC02139

 

 

 

 
8 Dhjetor, 2017

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.