AKU, asgjësimi i mishit të bllokuar

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, asgjësoi sot 2315,4 kilogramë mish peshk dhe qoftë, të sekuestruara gjatë aksionit të ditëve në fundit në Qarkun e Tiranës. Në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisin e Pyjeve dhe me Bashkinë e Tiranës, AKU asgjësoi sot në landfillin e Sharrës sasinë e larpërmendur.

Produktet e asgjësuara janë bllokuar gjatë aksionit për disiplinimin e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit, aksion në AKU e ka ndërmarrë në të gjithë vendin. Mishi, peshku dhe qoftet janë bllokuar nga AKU gjatë inspektimeve në pika therjeje dhe njësi tregtimi, pasi janë gjetur pa vulën e veterinerit si dhe certifikatën e origjinës.

Që nga momenti i nisjes së aksionit tnë fjalë, për të rritur standardet e sigurisë ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka mbyllur 73 njësi therjeje, nga të cilat 11 ishin ilegale, në anekse dyqanesh mishi, 3 pa QKR dhe 1 në aneksin e një subjekti që kishte si fokus një tjetër natyrë biznesi. Gjithashtu, AKU ka bllokuar edhe 11 thertore, që nuk plotësonin standardet për të qenë të tilla, 73 njësi tregtimi mishi (dyqane), 6 dyqane peshku, 1 bulmeti dhe 1 treg produktesh ushqimore.

Edlira Dibra, inspektore pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit deklaroi për mediat sot, se “në Landfillin e Sharrës u asgjësuar 2315 kilogramë mish, peshk dhe qofte”. “Autoriteti Kombëtar i Ushqimitm gjatë aksionit që po vazhdon në të gjithë vendin, ka bllokuar 2686.5 kg mish dhe 572 kg peshk. Ndërkohë AKU ka asgjësuar në Elbasan 12 kilogramë, ndërsa bllokimet në qarqet tjera do të asgjësohen në ditët në vazhdim”.

AKU është e vendosur për ndërprerjen e aktivitetit të çdo subjekti ushqimor, që nuk plotëson standardet e tregtimit, prodhimit e përpunimit të produkteve ushqimore, derisa siguria për konsumatorin të arrijë standardet e vendeve të Bashkimit Evropian.

26 Tetor, 2017

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.