AKU bllokon për 6 ditë, 58 njësi therje e tregtimi mishi në të gjithë vendin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në vetëm 6 ditë, ka ndërprerë aktivitetin e 58 njësive të therjes në të gjithë vendin. Në kuadër të aksionit të ndërmarrë për disiplimin e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit, AKU ka kryer 67 inspektime në thertore e njësi therje, duke bllokuar 58 subjekte, ka vendosur 10 gjoba dhe ka lënë 9 paralajmërime për subjekte të ndryshme. Nga data 12 deri më 17 teror 2017, inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kanë kontrolluar 57 njësi therje, nga të cilat, nga të cilat 1 ishte e paregjistruar në QKB; 10 thertore dhe 4 vende që përdoreshin në mënyrë ilegale për therjen e bagëtive, që gjendeshin pranë dyqaneve të ndryshme të tregtimit të mishit.

Përveç kësaj, AKU ka riinspektuar pikat e therjes dhe subjektet e mbyllura gjatë këtij aksioni, i cili është në vazhdim, ndërkohë që nuk ka rezultuar, që ndonjeri të ishte rihapur. Inspektorët e AKU, kanë sekuestruar edhe sasi mishi, frigoriferë e mjete pune në subjektet e penalizuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, me mbështetjen edhe të Ministrisë së Bujqësisë, garanton se, kjo iniciativë e ndërmarrë ditët e fundit, do të vazhdojë, jovetëm në lidhje me therjen kafshëve e tregtimin e mishit, por në të gjitha fushat që lidhen me produktet ushqimore, derisa siguria e konsumatorit të arrijë nivelet e standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian, edhe si kusht për integrimin e Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, AKU njofton çdo subjekt që ka në fokus të tij produktet ushqimore, se toleranca do të jetë zero ndaj çdo shkeljeje, ashtu siç garanton edhe rritjen e cilësisë së inspektimeve.

 

18 Tetor, 2017

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme