Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i AKU. Rama e Peleshi: Nga sot, fillojmë një kulturë të re për standardet e sigurisë ushqimore

Kryeministri i Shqipërisë, Z.Edi Rama dhe Ministri i Bujqësisë e Zhvillimit Rural, Z.Niko Pelezhi, prezantuan Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Z.Agim Ismaili. Në një komunikim publik në ambientet e Këshillit të Ministrave, përpara dhe drejtuesve të AKU-së  dhe stafit, Kryeministri Rama e ministri Peleshi e vunë theksin në ndryshimin e kulturës dhe plotësimin e standardeve të sigurisë ushqimore.

“Nga sot fillon një kulturë e re.Perveç plotesimit të standartit nga pikat e therrjes, do të kontrollojmë edhe punën e inspektorëve tanë. Pa dashur të paragjykojmë askënd, por nga informacionet dhe nga atëçka shikoj për situatën, me shume gjasa, një pjesë e mirë e këtyre autorizimeve jane dhënë në kundërshtim me ligjin”. Ky ishte thelbi i deklaratave, ndërkohë që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pritet të shndërrohet në një institucion që do të standardizojë sigurinë ushqimore në Shqipëri.

“Nga sot, askush nuk mund të luajë me sigurine ushqimore, sepse luan me jeten e njerëzve.Është e mirëkuptueshme, pse ky takim duhet zhvilluar edhe me praninë e publikut përmes mediave, sepse Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i cili ka nisur punën në vitin 2010, është një institucion i lidhur drejtpërdrejtë me shqetësime tejet serioze të publikut, të familjeve e të prindërve të këtij vendi. Natyrisht, e fundit në radhë, sepse shqetësimet e publikut dhe të çdo familjeje janë më të rëndësishme se shqetësimet e qeverisë, edhe me shqetësimin shumë serioz të qeverisë për gjendjen, për performancën dhe për sjelljen e këtij institucioni që vetëm institucion nuk është”, tha Kryeministri Rama.Sipas tij, kemi një situatë praktikash absolutisht të papranueshme, absurde në tërësinë e tyre, që e kanë bërë këtë institucion një problem kombëtar. Mbi të gjitha, ky është një institucion që lidhet drejtpërdrejtë me sigurinë e jetës, me sigurinë e shëndetit dhe me standardet që Shqipëria duhet të përmbushë në raport me ambicien për të qenë pjesë e familjes europiane.

Më tej, Shefi i Ekzekutivit shtopi se, ky është një institucion që vë gjoba, që i nxin jetën sipërmarrjes, që terrorizon dyqane dhe tregtarë të vegjël dhe që në fund fare nuk përmbush misionin e vet dhe historitë e AKU-së në doganat e Shqipërisë janë të pafundme e natyrisht do të marrin fund njëherë e mirë, sepse AKU nuk do të shkelë më nëpër dogana.

“Nuk dua të zgjatem me panoramën e frikshme që krijon gjithë përmbajtja dhe pamja e këtij institucioni.Edhe në AKU si kudo në administratë ka njerëz të zot, ka njerëz të dinjitetshëm, njerëz që duan të bëjnë punën dhe që e kanë punën me pasion, por ajo çka këta njerëz nuk i ka lejuar dhe s’mund t’i lejojë që të bëjnë punën e tyre, është vendosja e AKU-së nën thundrën e pushtetit të tepsisë. Edhe këtu ndër ju ka plot njerëz që duhet ta kuptojnë vetë që duhet të largohen vetë, për shkak të faktit se kanë ardhur si rezultat i partive dhe jo si rezultat i ndonjë lidhjeje profesionale, apo emocionale me këtë fushë të veprimtarisë së shtetit, që është një fushë e minuar nga të katër anët, edhe për shkak se AKU është degraduar aty ku s’thuhet.Fillimi i punës, paralelisht me të gjitha aspektet e tjera të reformës së brendshme, të krijimit të kushteve për punë, të rivënies në punë të laboratorëve etj., që janë të gjitha punë të përditshme, është që brenda 100 ditëve, në Republikën e Shqipërisë nuk duhet të ketë asnjë pikë gjaku në rrugë. Therje në rrugë nuk mund të ketë më. Jemi i vetmi vend në kontinent që ther në rrugë. Mbyllja e të gjitha thertoreve që janë jashtë standardeve dhe që therin në rrugë është plani prioritar i AKU-së për këto 100 ditë. Ndalimi i gjobave për sipërmarrësit dhe për njerëzit që tregtojnë normalisht është detyrim i këtyre 100 ditëve, derisa të vendosen gjërat në standarde, derisa të vendosen procedurat, ashtu siç duhet, derisa secili të dijë kush bën çfarë dhe derisa t’i pritet fyti babëzisë që e ka pushtuar AKU-në me gjobaxhinj që terrorizojnë kë t’i dalë përpar, theksoio Kryeministri.

Edhe Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z.Niko Peleshi, Ishte i prerë në fjalën e tij, përsa i takon reformës në drejtim të sigurisë ushqimore e veçanarisht, në aspektin e therjes së kafshëve e tregtimit të mishit.

“Kyështë një aksion, por jo një aksion i shkëputur. Ështëvazhdim i një reforme. Siç u tha, në tregje ka informalitet dhe duhet ta pranojmë që,kyështë shkaktuar nga vetë institucioni.Institucionet ajnë ato që vendosin rregullat e lojës dhe subjektet u janë përshtatur këtyre rregullave. Kjo nuk do të thotë që, subjektet që sot janëinformale apo jashtë standardeve do të tolerohen. Ndërkohë, ne do të kemi politika mbështetëse edhe për thertoret, pasi duhet edhe investim. Ne do t’i mbështesim ato.E gjithë kjo kërkon një reformë të shpejtë, një rishkikim të ligjit ‘Për ushqimin’ dhe atij të Veterinarisë’, me qëllim që zinxhiri të mos jetë i ndarë, që kafshët i kontrollon Shërbimi Veterinar i pushtetit vendor, ndërkohë AKU kontrollon vetëm pjesën e produktit, pra kur kafsha është shndërruar në ushqim”, theksoi Peleshi.

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Z.Agim Ismaili tha se, “duke filluar nga sot, ndryshe nga herët tjerë, do të ketë një aksion i cili nuk do të ndalojë për t’u rikthyer ku ishim, por do të vazhdojë deri në plotësimin e standardeve. “Kësaj radhe do të ketë një standard tëri për sigurinë ushqimore, të pakthyeshëm e tëqëndrueshëm. Kjo nismë nuk përbën një aksion për t’u kthyer ku ishim, por për të krijuar standarde.S’do të ketë më asnjë pikë therje në të gjithë vendin, dhe as kompani të prodhimit, përpunimit apo tregtimit të produkteve ushqimore, pa standarde. Ndërkohë, gjatëkëtij procesi,do të investigohet dhe puna e çdo punonjësi tëAKU-së. Vendosja e standardeve përbën një detyrim shteti ndaj qytetarëve dhe është objektiv iqeverisë”, theksoi Ismaili.

376A7946 376A7941

 

 

 

 

 

 

 

10 Tetor, 2017

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme