Drejtori i Përgjithshëm Z.Lili , qasje e re me biznesin në sfidën për sigurinë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zhvilloi gjatë ditës së sotme pranë ambienteve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, analizën vjetore për vitin 2019, me pjesëmarrjen e Zv.Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Znj.Ermira Gjeci, Drejtuesin e Inspektoriatit Qendror Z.Shkëlqim Hajdari, Drejtorin e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare Z.Armand Reveli dhe Kreun Projektit Irlandez për Sigurinë Ushqimore, Veterinarinë dhe standartet fitosanitare Z.Michael Parker.
Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Z.Robert Lili pasqyroi në mënyrë të detajuar punën e AKU-së gjatë vtit 2019, duke evidentuar disa nga arritjet dhe problematikat e institucionit duke filluar që nga detyrat specifike për inspektime ndaj subjekteve që operojnë në fushën e sigurisë ushqimore dhe imputeve bujqësore, kryerjen e vlerësimit të riskut , të menaxhimit dhe komunikimit të tij. “AKU do të ketë një qasje të re tashmë ndaj operatorëve të biznesit, duke mos u konsideruar më si gjobëvënës, por si partner në sfidën e madhe për sigurinë ushqimore dhe mbrotjen e konsumatorit, duke rritur besimin e ndërsjelltë ndaj dy palëve dhe më e rëndësishmja rritjen e transperencës” tha Z.Lili.

Në funksion të këtij mentaliteti nënvizoi Drejtori i Përgjithshëm, nevojitet ristrukturimi eficent i të gjitha strukturave apo sektorëve specifikë bazuar në detyrat funksionale që ka AKU. Ai shtoi se, vetëm përfshirja në riorganizmin e strukturës së tre komponentëve kryesorë, të vlerësimit të menaxhimit dhe të komunikimit, do të mundësonte rritjen e eficencës së AKU-së , në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore në vend . Një falenderim i vecantë, shkoi për mbështetjen që ka dhënë Projekti për Sigurinë ushqimore , Veterinarinë dhe standartet e Fitosanitetit , vënë në zbatim nga FSAI Irlandë përfshirë edhe Autoritetin e Ushqimit në Finlandë.

Zv.Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvllimit Rural Znj Gjeci duke falenderuar për punën e AKU gjatë vitit që lamë pas, ritheksoi idenë për përqasje të re, për t’u kthyer tashmë në një institucion inteligjent në funksion të të gjitha detyrimeve ligjore të tij. Znj Gjeci tha se “ sfida për sigurinë ushqimore nuk është vetëm e AKU, është e gjithë qeverisë, pasi siguria ushqimore është prioritet kombëtar”.

Një bashkëpunim të ngushtë dhe përpjekje për të pasur qasje sa më të frytshme , theksuan edhe krerët, si i Inspektoriatit Qendror, ku Z.Hajdari nënvizoi rëndësinë e inspektimit online, ku AKU është pararojë , ashtu edhe Kreu i ISUV Z.Reveli i cili theksoi mbështetjen e institucionit të tij në mbështetje të laboratorëve të AKU-së, si edhe për kryerjen nga ISUV, tashmë edhe të analizave të aditivëve.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE MBROJTJEN E SHËNDETIT TËND, BASHKËPUNO ME AKU

info@aku.gov.al|     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052