Drejtoria Rajonale e AKU-së Elbasan ka vijuar inspektimet bazuar në Planin Vjetor të Monitorimit, ankesat e ardhura nga qytetarët ashtu edhe për garantimin e mbarëvajtjes së festave të fundvitit në 36 stabilimente të Operatorëve të Biznesit Ushqimor me origjinë shtazore, joshtazore  dhe produkte të mbrotjes së bimëve.

Gjatë këtyre kontrolleve zyrtare janë marrë 3 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.                                                                                           

Gjithashtu janë bllokuar 2.0335 ton produkt karkalec i pastruar dhe 1.5 ton fileto Achuge deri në daljen e përgjigjeve të analizave zyrtare laboratorike për sigurinë e konsumimit të tyre.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë)    |    Tel: 042254052