Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij, gjatë periudhës 13-19 dhjetor ka kryer veprimtaritë e përmbledhura si më poshtë :

•  Janë realizuar 2283 kontrolle zyrtare në total në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar;

• Ndër të cilat, 770 kontrolle në terren: 498 inspektime të programuara sipas Planit Vjetor dhe 272 inspektime të paprogramuara, si dhe janë marrë në total 144 mostra zyrtare duke realizuar analiza laboratorike për 273 tregues analitik, nga të cilat 3 ka rezultuar jokonform;

• Në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 1513 ngarkesa me produkte ushqimore, duke marrë 53 mostra për analiza laboratorike, të cilat kanë rezultuar konform;

• Janë vendosur: i) 255 masa administrative “Paralajmërim”; ii) 7 masa administrative “Gjobë” me vlerë 1,300,000 lekë; iii) masë administrative “Bllokim produkti” për 58.119 ton produkte ushqimore; iv) masë administrative  “Asgjësim produkti” për 385.988 ton produkte ushqimore;

Gjatë kësaj jave, përmes kanaleve të saj të komunikimit me publikun (nëpërmjet email-it, Numrit Jeshil dhe rrjeteve sociale), AKU ka marrë 6 raste denoncimi nga qytetarët.

#BashkëPërSigurinëUshqimore