Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet rigoroze në kuadër të zbatimit të planit të monitorimit, bashkëpunimit me qytetarët, në të gjitha subjektet që ofrojnë shërbimin e tregtimit të produkteve ushqimore me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve nga praktika mashtrimi apo abuzime flagrante me ligjin.

Drejtoria Rajonale e AKU Elbasan gjatë dy ditëve të para të kësaj jave ka kryer një sërë kontrollesh të përmbledhura si më poshte:

  • Janë kryer 26 kontrolle zyrtare tek Operatorët e Biznesit Ushqimor (me origjinë shtazore, joshtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve);

 

  • Janë marrë 6 mostra për kryerjen e analizave laboratorike;

 

  • Janë vendosur 2 masa administrative “Paralajmërim” dhe është lënë detyra e korrigjimit të mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve të kryera;

 

  • Është vendosur masa “Bllokim Produkti” për 1,267 litra pije alkoolike (raki, verë dhe konjak) në tre subjekte, për të cilat janë marrë mostra për kryerjen e analizave laboratorike. Produkte të cilat do të qëndrojnë të bllokuara deri në daljen përfundimtare të pergjigjeve të analizave.

 

  • Masat administrative i referohen shkeljeve ligjore që lidhen me: Mungesën e analizave të ujit, mungesën e librezave shëndetësore të punonjësve, mungesën e DDD etj;

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhë kërkon kontributin e gjithësecilit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë pandërprerë kontrollet rigoroze në të gjithë vendin me qëllim mbrojtjen e shëndëtit të konsumatorevë dhe mbajtjen pastër të tregut nga produkte të papërshtatshme për konsum human.