Zakonet e mira të të ushqyerit, që merren qysh në fëmijëri, mund të praktikohen gjithë jetën. Vakti i drekës na furnizon me rreth një të tretat e vlerave ushqyese ditore, që janë të nevojshme për trupin tonë, ndaj, për shkak të rëndësisë që ka, duhet t’i kushtojmë vëmendje dhe ta planëzojmë me kujdes. Ja disa këshilla se si të përgatisim ushqime të shëndetshme, për t’i marrë me vete në shkollë.

 

Shtatë hapa, për të përgatitur ushqim me vete në shkollë, që është i shëndetshëm, i larmishëm dhe interesant  

– Përfshini një sërë ushqimesh të ndryshme – ushqime që përmbajnë niseshte, proteina, bulemtra dhe fruta e zarzavate.

– Përpiquni që çdo ditë të merrni me vete ushqime të ndryshme – askujt s’i pëlqen të hajë sanduiç me sallam pesë ditë rresht!

– Ndryshoni llojin e bukës që përdorni, p.sh.: bukë pite, bukë me vrimë në mes, kulaç – furnizohuni me bukë të ndryshme dhe ruajini në ngrirje.

– Në darkë gatuani racione rezervë orizi/makaronash– me këto mund të përgatisni sallatra interesante.

– Për ushqimin që merrni me vete në shkollë, caktoni një temë të bazuar në një aksh shtet, p.sh.: sallatë makaronash italiane, tortija të mbushura meksikane.

– Supërat e përgatitura në shtëpi, që mund t’i merrni me vete me termos, janë fiks për ditët e ftohta, ndërsa sallatrat janë të lehta dhe ripërtëritëse, për ditët më të ngrohta. Që të dyja janë të mbushura me vitamina dhe minerale.

– Lëngjet janë të rëndësishme gjatë motit të ngrohtë – mirë është të pini deri 6 gota lëngje në ditë. Qumështi dhe uji janë zgjedhjet më të mira. Shishet shumëngjyrëshe me pipëza mund t’i japin një pamje më interesante rihidratimit.

 

Pesë hapa për sigurinë ushqimore

Sigurohuni që fëmija juaj të marrë me vete ushqim të pastër dhe të sigurt. Mos harroni që sanduiçët me mish ose llojet e tjera të ushqimeve, që kanë nevojë të ruhen në frigorifer, duhet ta ruajnë ftohtësinë, sa më gjatë të jetë e mundur, deri në kohën e drekës. Ndihmojini fëmijët tuaj të marrin me vete çanta ushqimi të freskëta dhe të sigurta, duke ndjekur këto këshilla:

– Për ta mbajtur ushqimin e freskët, lipset një çantë e izoluar termikisht. Si rrjedhojë, brenda në çantën e ushqimit mund të fusni një pako të vogël me akull ose një kuti me lëng frutash të ngrirë.

– Është e rëndësishme që dreka të mos qëndrojë në ambiente në ngrohta, pranë kaloriferëve ose e ekspozuar drejtpërdrejtë ndaj diellit.

– Ushqimet që nuk janë ngrënë në shkollë, hidhini në koshin e mbeturinave.

– Shishet e ujit, kapakët dhe çantat e ushqimit, që do t’i përdorni sërish, lajini, çdo ditë, me ujë të ngrohtë e sapun, dhe lërini të thahen.

– Dhe së fundmi, mos harroni të lani duart, përpara se të hani drekën.

 

Burimi: SafeFood.eu | Data e artikullit origjinal: 15 janar 2020