Struktura Përgjegjëse për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve

Në mbështetje të nenit 10, të Ligjit 60/2016 “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve”, VKM nr. 816, datë 16.11.2016 “Për Strukturën, Kriteret e Përzgjedhjes dhe Marrëdhëniet e Punës së Punonjësve të Njësisë Përgjegjëse në Autoritetet Publike”, Urdhrit nr.1222, datë 12.07.2017  “Për Miratimin e Formularëve dhe Regjistrave te Sinjalizimit dhe Mbrojtjes se Sinjalizuesve”, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është krijuar struktura përgjegjëse për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve e cila ndodhet pranë sektorit të auditimit të brendshëm dhe është e përbërë nga Drejtuesi i Njësisë së Auditimit të Brendshëm dhe një Specialist në Njësinë e Auditimit të Brendshëm.

Kjo strukturë ndjek në vazhdimësi sinjalizimin e një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni si dhe mbrojtjen e sinjalizuesve nga hakmarrja në veprimtarinë e saj dhe mban kontakte të vazhdueshme me ILDKPKI-në.

Çdo person, i cili vihet në dijeni për veprime ose praktika të dyshuara të korrupsionit, gjatë punës ose në lidhje me veprimtarinë e tij të punës pranë organizatës, ka të drejtë të sinjalizojë këtë fakt te njësia përgjegjëse brenda organizatës.

Sinjalizimi bëhet me çdo mjet komunikimi, në formë të shkruar ose deklarohet verbalisht para ILDKPKI-së ose njësisë përgjegjëse dhe dokumentohet me shkrim prej tyre.

Sinjalizimi përmban të paktën:

  1. të dhënat e identitetit të sinjalizuesit;
  2. të dhënat e kontaktit të sinjalizuesit;
  3. përshkrimin e fakteve e të rrethanave të njohura nga sinjalizuesi për veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit, shoqëruar me provat përkatëse, për aq sa është e mundur;
  4. referimin përkatës në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, për aq sa është e mundur, nga sinjalizuesi, të veprës ose praktikës së dyshuar të korrupsionit;
  5. në rastin e sinjalizimit të jashtëm, shkaqet ligjore dhe rrethanat e faktit, për aq sa është e mundur, nga sinjalizuesi, për përdorimin e mekanizmit të sinjalizimit të jashtëm.

Sinjalizuesi mund të zgjedhë të mbetet anonim dhe sinjalizimi pranohet, nëse në të janë shprehur qartë dhe janë arsyetuar shkaqet e anonimatit dhe të dhënat e sinjalizuara sigurojnë një bazë të mjaftueshme për të hetuar administrativisht veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit.

Sinjalizuesit i ofrohet mbrojtja për sinjalizimin e kryer në kushtet e mirëbesimit, të një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni, sipas kritereve të parashikuara në ligjin 60/2016 “Për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve”.

Sinjalizuesigëzon të drejtën e:

  1. konfidencialitetit gjatë procesit të sinjalizimit, që përfshin, gjithashtu, mundësinë e sinjalizimit anonim të një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni,
  2. ruajtjen e konfidencialitetit të burimit të informacionit të sinjalizuesit;
  3. mbrojtjes kundër hakmarrjes.

 

  • Përkufizime:

“Njësia përgjegjëse” është organi i posaçëm, i caktuar brenda autoritetit publik, i përbërë nga një ose më shumë punonjës të organizatës dhe i ngarkuar me detyrën e shqyrtimit të hetimit administrativ të sinjalizimit dhe shqyrtimin e kërkesës për mbrojtjen e sinjalizuesit, sipas përcaktimeve të këtij ligji

Sinjalizim është raportimi i informacionit nga ana e sinjalizuesit te njësia përgjegjëse ose ILDKPKI-ja për veprime apo praktika të dyshuara korrupsioni, të kryera në vendin e tij të punës në autoritetin publik apo subjektin privat.

Sinjalizim i brendshëm është raportimi i kryer nga sinjalizuesi brenda njësisë përgjegjëse të organizatës.

Sinjalizim i jashtëm është raportimi i kryer nga sinjalizuesi pranë ILDKPKI-së.

Sinjalizues është individi, i cili aplikon ose është në marrëdhënie pune, ose ka punuar më parë pranë autoritetit publik apo subjektit privat, pavarësisht nga natyra e marrëdhënies së punës ose kohëzgjatjes së saj, si dhe nëse paguhet ose jo, që sinjalizon një veprim ose praktikë të dyshuar korrupsioni.

Veprim ose praktikë e dyshuar korrupsioni është një veprim ose mosveprim, fakte ose rrethana të kryera në një organizatë, për të cilat sinjalizuesi dyshon në mirëbesim, sipas këtij ligji, se mund të përbëjë korrupsion.

 

E-mail: alfred.collaku@aku.gov.al

            gentian.hysenaj@aku.gov.al