Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, vijojnë pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin, ne zbatim te planit te punës por edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid.

Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 14 masa me paralajmërim përgjithësisht përgjithësisht për rinovim të librezës shëndetësore, të planit të dezinfektimit si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 25 mostra në monitorim të produkteve ushqimore.

Gjithashtu me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar 10,266 kg produkte ushqimore.

Në zbatim të Urdhrit nr.28 datë 21.10.2020 “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët  e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 260 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë monitorimit në subjekte, u krye vëzhgimi mbi përdorimin e maskave nga punonjësit ku kanë rezultuar se përdorimi i tyre bëhet në të gjitha subjektet.

Gjithashtu u realizua këshillimi i përfaqësuesit të subjektit për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve të bëra dhe këshillimi i qytetarëve në rrugë mbi domosdoshmërinë e mbajtjes së maskave.

Na kontaktoni për çdo problematikë pasi në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore