Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, vijojnë pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Gjatë ditës së sotme janë realizuar nga Drejtoritë Rajonale të AKU- së 285 inspektime dhe monitorime  në bazë të fushës së veprimtarisë të planit mujor të inspektimit dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në e-mail zyrtar info@aku.gov.al

Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 13 masa me paralajmërim kryesisht  për rinovim të librezës shëndetësore, të planit DDD si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 15 mostra në monitorim të produkteve ushqimore.

Në zbatim të Urdhrit “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët  e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 587 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë monitorimit në subjekte, u krye vëzhgimi mbi përdorimin e maskave nga punonjësit, si dhe këshillimi i përfaqësuesve të subjektit për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve.

Na kontaktoni për çdo problematikë pasi në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore