Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë kryer 190 inspektime dhe monitorime në bazë të fushës së veprimtarisë të planit mujor të inspektimit dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në e-mail zyrtar info@aku.gov.al
 
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 27 masa me paralajmërim kryesisht për mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore te sigurisë ushqimore.
 
Janë lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor si sistemim i ambienteve prodhuese dhe kryerjen e analizave laboratorike për ujin e rrjetit të brendshëm (pika fundore).
 
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 35 mostra në monitorim të produkteve ushqimore.
 
Në zbatim të masave të reja është kryer këshillimi i punonjësve dhe i qytetarëve për përdorimin e maskave brenda ambienteve te mbyllura si dhe respektimin dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë me qëllim për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
 
U konstatua përdorimi i maskës dhe respektimi i protokolleve përkatëse Anti-Covid nga subjektet e monitoruara.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!