Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (💻info@aku.gov.al / ☎️nr. Gjelbër 08007575).
 
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 29 masa administrative me paralajmërim dhe 3 gjoba për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 46 mostra 🔬në produkte ushqimore të natyrave të ndryshme.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!