Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë kryer 152 inspektime dhe monitorime në bazë të fushës së veprimtarisë të planit të inspektimit dhe mbi bazën e denoncimeve të ardhura në e-mail zyrtar info@aku.gov.al.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 11 masa me paralajmërim kryesisht për mospërputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
 
Jane lënë detyra për operatorët e biznesit ushqimor si sistemim i ambjenteve prodhuese dhe kryerjen e analizave laboratorike për ujin e rrjetit të brendshëm (pika fundore).
 
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 23 mostra në monitorim të produkteve ushqimore.
 
Në zbatim të Urdhrit “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 80 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 ne ambjentet e brendshme te njesive te tregtimit.
 
Gjatë monitorimit në subjekte, u krye vëzhgimi mbi përdorimin e maskave nga punonjësit, si dhe këshillimi i përfaqësuesve të subjektit për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë!
Ne jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!