Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij, gjatë kësaj jave ka kryer veprimtaritë e përmbledhura si më poshtë :

Janë realizuar 899 kontrolle zyrtare në total në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar;

Ndër të cilat në terren janë: 314 inspektime të programuara sipas Planit Vjetor dhe 19 inspektime të paprogramuara si dhe janë marrë në total 55 mostra zyrtare duke realizuar analiza laboratorike për 112 tregues analitik, të cilat kanë rezultuar konform;

Në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 566 ngarkesa, duke marrë 13 mostra për analiza laboratorike të cilat kanë rezultuar konform,

Janë vendosur: i) 85 masa administrative “Paralajmërim”; ii) 1 masë administrative “Gjobë” me vlerë 40,000 lekë; iii) masë administrative “asgjesim produkti” për 5.536 ton (produkte të ndryshme ushqimore me afat të kaluar përdorimi etj),

Janë ndjekur me prioritet procedurat e inspektimit të OBU-ve në kuadër të licencimit (6 inspektime total) ku evidentohen restorante, markete, supermarkete etj.

Gjatë kësaj jave, përmes kanaleve të saj të komunikimit me publikun (nëpërmjet email-it, numrit jeshil dhe rrjeteve sociale), AKU ka marrë 3 raste denoncimi nga qytetarët.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

Për Sigurinë e Ushqimit që Konsumon dhe Ruajtjen e Shëndetin tënd, Bashkëpuno me AKU

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052