Këshilla se si të pastroni në mënyrë efektive në kuzhinë dhe të parandaloni përhapjen e baktereve të dëmshme në ushqim.

Pastrimi efektiv heq bakteret në duar, pajisje dhe sipërfaqe. Kjo ndihmon për të parandaluar përhapjen e baktereve dhe viruseve të dëmshëm në ushqim.

LARJA E DUARVE

 Duhet të lani duart para se të përgatitni, gatuani ose konsumoni ushqim. Kur është e mundur, lani duart me ujë të ngrohtë me sapun. Nëse jeni në një situatë ku nuk është e mundur të lani duart, për shembull në një piknik, mund të përdorni peceta ose xhel për dezinfektimin e duarve ato para se të trajtoni ushqimin.

BAKTERET DHE VIRUSET

Bakteret e dëmshme largohen duke pastruar me ujë të ngrohtë me sapun ose duke përdorur produkte pastruese dezinfektuese.

Duhet të pastroni rregullisht:

  • duart
  • sipërfaqet e punës
  • dërrasat e prerjes
  • thikat

Por kjo mënyrë nuk mjafton për të shkatërruar bakteret.

Që bakteret të shkatërrohen duhet të lani sipërfaqet në temperatura mbi 70 ° C dhe të mbani atë temperaturë për ca kohë.

Kjo temperaturë është shumë e nxehtë për duart tuaja pa rrezikun e djegieve serioze. Sidoqoftë, duke u larë me ujë të ngrohtë dhe sapun, bakteret shkëputen nga sipërfaqja dhe largohen nëpërmjet shkarkimit te ujerave.

Ndërkohe që është e mundur të pastrohet edhe me ujë të ftohtë, uji i ngrohtë bën të mundur që detergjentet të shkumojnë siç duhet.

 

PASTRIMI I ARTIKUJVE TË KUZHINËS

PËLHURAT PËR ENËT

Lani ose ndryshoni copat e pastrimit të enëve, peshqirët, sfungjerët dhe dorezat e furrës rregullisht.

Është e rëndësishme t’i lini të thahen para se t’i përdorni përsëri. Kjo ndodh sepse pëlhurat e papastra dhe të lagura lejojnë që bakteret të shumohen.

ENËT DHE SERVIRJA E PJATAVE

Kujdesuni që të mbani të gjitha mjetet dhe enët të pastra para se të përgatitni ushqimin, në mënyrë që të shmangni kontaminimin e tërthortë. Ju duhet të përdorni mjete, pjata dhe dërrasa të ndryshme kur përgatitni ushqime të gatshme dhe ushqime të papërpunuara që kërkojnë gatim.

Mos harroni t’i lani mirë mes proceseve për të shmangur përhapjen e baktereve të dëmshme.