Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së Z.Bledar Skënderi në vijim të takimeve të tij, me trupat inspektuese të AKU-së ka ndaluar gjatë ditës së sotme, në qarkun e Shkodrës, nga ku ka prezantuar edhe drejtorin e ri të këtij qarku për AKU-në, Z.Erdet Behari.

Z.Skënderi ritheksoi vëmendjen e shtuar për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit, duke kërkuar nga trupat inspektuese tolerancë zero ndaj çdo subjekti që prodhon dhe tregton, produkte ushqimore në kundërshtim me kërkesat që përcakton kuadri ligjor për ushqimin.

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së e cilësoi AKU-në qarkut Shkodër si një nga drejtoritë rajonale me rëndësi strategjike. Për shkak edhe të  përfshirjes në të, e një pike kufitare me volum të konsiderueshëm të importit dhe eksportit të produkteve ushqimore.

Gjithashtu drejtori i AKU-së shprehu angazhimin e tij maksimal për efikasitetin e Task-Forcën Anti-Covid dhe rolin e saj në këshillim të bizneseve dhe qytetarëve në zbatim të protokolleve anti-covid.