BAZA LIGJORE PËR LICENCIMIN E OPERATORËVE TË BIZNESIT USHQIMOR
Ligji nr. 10081 dt. 23.02.2009 PËR LICENCAT, AUTORIZIMET DHE LEJET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË (i ndryshuar) |
Ligji Nr. 131 date 26.11.2015 “PËR QENDRËN KOMBËTARE TË BIZNESIT”
|
Ligji nr. 10081 dt. 23.02.2009 PËR LICENCAT, AUTORIZIMET DHE LEJET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË (i ndryshuar) |
Ligji Nr. 131 date 26.11.2015 “PËR QENDRËN KOMBËTARE TË BIZNESIT”
|
Procedura e shqyrtimit dhe vendimarrjes për miratimin ose refuzimin e kërkesë aplikimeve për pajisje me licencë, për Operatorët e Biznesit që ushtrojnë aktivitet në fushën e ushqimit dhe mbrojtjes së bimëve është në kompetencë të AKU-së si organ përkatës kontrolli.
AKU kryen verifikimi dhe plotësimin e kritereve të licencimit, dhe vendimi i saj bazohet në vlerësimin e dokumenteve të paraqitura si dhe në inspektimin në vend për vlerësimin e kënaqjes së rregullave dhe standardet e detyrueshme tekniko-teknologjike, kushteve higjieno-sanitare për te gjithë kërkesë aplikimet.
Sektori i Licencimit dhe dokumentacionit të OBU ka akses të drejtpërdrejtë në sistemin aplikativ të QKB-së, ku sipas kategorive të përcaktuara ndiqet procedura, si më poshtë:
1. Aplikimit për licencim nga OBU, kryhet në sportelet e QKB ose direkt online nga sistemi e-albania, dhe shqyrtim paraprak ku dorëzohet i gjithë dokumentacioni i kërkesës së aplikantit bëhet nga ky institucion (QKB).
2. Publikimi në regjistrin aplikativ nga QKB për çështjet në kompetencë të AKU-se
3. Shkarkimi nga sistemi i dokumentacionit të plotë, dërgimi në rrugë elektronike në DRAKU nga sektorët përkatës ku menjëherë konfirmohet marrja e tyre.
4. Procedura e shqyrtimit, inspektimit dhe vendimmarrjes për miratimin ose jo të kërkesës aplikimeve për licencë bëhet nga DRAKU-se përkatëse dhe kryhet brenda afateve të parashikuara ligjore.
5. Refuzimi apo miratimi publikohet menjëherë nga AKU në regjistrin informativ me Akt të Titullarit të AKU. Vetëm mbi këtë bazë QKB-ja njeh shprehjen e vullnetit të institucionit tjetër”.
6. Në rastet e miratimeve, bëhet tërheqja e licencës në sportelet e QKB.
7. Ne rastet e refuzimeve, OBU ka të drejtën e riaplikimit direkt pas aktit të refuzimit me një kërkesë të re.
8. Kosto e shërbimit: Pagesa për këtë shërbim kryhet në Qendrën Kombëtare të Licencave (tarifa 100 leke).
9. Tarifë për licencat e kategorisë II.5.Pagesa për licencat e kësaj nënkategorie kryhet në bankë dhe mandat pagesa prej (2000 lekë) ngarkohet në sistem pas marrjes së statusit miratuar nga ana e Aku-së.
Mbështetur në VKM 538, date 26. 05. 2009 “Për licencat dhe lejet që trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta” po rendisim grupin e licencave që inspektohen nëpërmjet AKU, me specifikimet si më poshtë:
Fusha II, USHQIMI DHE SHËNDETI
KATEGORIA II.1 PRODHIMI DHE/OSE TREGTIMI I USHQIMEVE:
1. “Prodhim, përpunim e shpërndarje me shumicë e ushqimeve”, me kodin II.1.A;
a)“Prodhim, përpunim e shpërndarje me shumicë e ushqimeve për njerëz”, me kodin II.1.A.1;
b) “Prodhim, përpunim e shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren
për ushqim”, me kodin II.1.A.2;
c) “Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore (për njerëz)” me kodin II.1.B
2. Kategoria II. 5, Prodhim dhe/ose tregtimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve, plehërave kimike dhe /ose produkteve prej duhaneve.
Nënkategoria II5 A, Prodhim dhe/ose tregtimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve, veprimtaritë:
a) “Tregtim me shumicë të produkteve për mbrojtjen e bimëve(PMB-ve) me kodin II.5.A.2.
b) “Tregtim me pakicë të produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB-ve) me kodin II.5.A.3.
Afatet e marrjes së vendimeve për nënkategoritë e mësipërme janë:
Lidhur me nënkategorinë II.1.A, afati i marrjes së vendimit është 20 ditë,
Lidhur me nënkategorinë II.1.B, afati i marrjes së vendimit është 15 ditë
Lidhur me nënkategorinë II.5.A, afati i marrjes së vendimit është 15 ditë
Një subjekt i cili ka përfunduar regjistrimin ne Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKB), ne fushën e ushqimit ne aktivitetin “Restorant”, është i detyruar te njoftojnë Drejtoritë Rajonale te AKU, për vendin e kryerjes se aktivitetit dhe natyrën e tij jo me vone se 30 dite nga fillimi i veprimtarisë me pakicë. Subjektet që kryejnë aktivitet me pakicë nuk licencohen, pra nuk janë te detyruar te pajisen me licence ne (QKB). Nëse subjekti kryen aktivitet me shumicë është i detyruar qe te beje aplikimi për pajisje me licencë pranë QKB, te cilin mund ta bëjnë online ose direkt ne sportelet e këtij institucioni, ku lista me dokumentet provuese qe duhet te paraqesin është e publikuar ne faqen zyrtare te QKB.
Në lidhje me vendin dhe natyrën e aktivitetit, AKU ushtron kontrollin ne vend për verifikimin e plotësimit te kushteve dhe kritereve, sipas legjislacionit ne fuqi. Është detyre e çdo Operatori te Biznesit Ushqimor qe përgatit, përpunon, prodhon, ruan dhe shpërndan, produkte ushqimore ne mjedise te ushtrimit te aktivitetit me pakice apo shumice, te siguroje zbatimin me rigorozitet te kërkesave dhe kushteve te përgjithshme dhe të veçanta të higjienës, rregullat dhe standardet e detyrueshme tekniko teknologjike, ne ambientet e tij, si dhe dokumentacion te rregullt te produkteve ushqimore sipas këtij legjislacioni:
• Ligjin Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” i ndryshuar;
• Ligjin Nr. 10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”;
• VKM Nr. 434, datë 11.07.2018 “Për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit”;
• VKM Nr 760. Date 16.09.2015 “Për kërkesat për gjurmimin e ushqimit dhe ushqimit për kafshe përgjatë zinxhirti ushqimor”
• Udhëzimin Nr. 22, datë 25.11.2010 “Për kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të higjienës për stabilimentet e ushqimit dhe operatorët e biznesit ushqimorë”,
• Udhëzimin Nr. 20, datë 25.11.2010 “Për zbatimin e programeve paraprake, të praktikave të mira të higjienës, praktikave të mira të prodhimit dhe procedurave të bazuara në analizën e rreziqeve dhe pikave kritike të kontrollit (HACCP) në stabilimentet ushqimore”
Gjithashtu nga Drejtoria e Shëndetit Publik, personeli që do të punoje ne subjektin ne fjale duhet te pajiset me këtë dokumentacion : Librezë shëndetësore, te detyrueshme për çdo person cili është pjese e personelit qe punon ne fushën e trajtimit apo shitjes se ushqimit, si dhe analizën e ujit për ngarkesën mikrobiologjike.
Gjithashtu çdo operator biznesi ushqimor duhet te plotësojë;
• Vendodhjen, kushtet dhe gjendjen e stabilimentit, planimetrinë e prodhimit, zyrat, mjedisin , mjetet e transportit. (nëse bën transport)
• Kushtet higjieno sanitare te prodhimit, librezat shëndetësore.
• Lendet e para, uji, shtesat teknologjike (dokumentacion shoqërues)
• Mënyrën e paketimit dhe materialet paketuese.
• Etiketimin dhe dokumentet shoqëruese te lendeve te para dhe produktit përfundimtar.
• Proceset teknologjike qe zbatohen ne prodhim/përpunim.
• Drejtuesi teknik. (ne raste se kryen aktivitet me shumice)
• Plani HACCP (ne raste se kryen aktivitet me pakice) Praktikat e mira te punës dhe te higjienës (PMH dhe PMP).
• Gjurmueshmërinë.
• Plani 3 D (plani brejtësve dhe insekteve.)