EFSA (Autoriteti për Sigurinë Ushqimore Europiane) ka publikuar përditësimin e saj të fundit vjetor, mbi praninë e gripit afrikan të derrit (ASF) në Bashkimin Europian (BE). Gjatë periudhës së mbuluar nga raporti (Nëntor 2018-Tetor 2019), Çekia u bë zyrtarisht zonë e lirë nga ASF. Sidoqoftë, sëmundja u konfirmua si e pranishme në Sllovaki, që do të thotë se vazhdojnë të jenë nëntë vende të prekura në BE. Në vitin 2019, zona e BE e prekur nga ASF u zgjerua në mënyrë progresive, duke lëvizur kryesisht në një drejtim jug-perëndimor.

Raporti tregon se të gjitha fazat e epidemisë tani janë të përfaqësuara në BE: zona të prekura kohët e fundit pas një prezantimi të izoluar ose zgjerimit gjeografik nga zonat e prekura; zonat e prekura që po zgjerohen; zona ku infeksioni ASF ka qenë i pranishëm për ca kohë, përfshirë zonat ku ASF duket se po venitet dhe zona jo të prekura.
Situata ndryshon ndjeshëm midis Shteteve Anëtare, për shkak të ndikimeve të shumta duke përfshirë strukturën e prodhimit shtëpiak të derrave (në veçanti, proporcionin e pronave të oborrit të shtëpisë), kushtet gjeografike dhe karakteristikat e popullatës së derrit të egër.

Fermat jo-tregtare paraqesin sfida të vecanta për një program zhdukjeje të ASF, sic janë lëvizjet e pakontrolluara të derrave dhe njerëzve, biosiguri e dobët dhe identifikim i fermave. Për raportin e këtij viti, një studim rasti u krye në Rumani për të identifikuar faktorët e veçantë që kontribuojnë në përhapjen e sëmundjes në këto prona jo-tregtare. Raporti gjithashtu:
• përshkruan luhatjet sezonale në zbulimin e mostrave pozitive ASF që kur u zbulua sëmundja për herë të parë në BE;
• rishikon masat e përdorura nga Shtetet Anëtare të prekura për kontrollin e përhapjes së ASF në derrat e egër;
• vlerëson efektivitetin e kufijve artificialë ose natyrorë në kontrollin e përhapjes, me një fokus të veçantë në kombinimin e masave të kontrollit që janë aplikuar në Belgjikë;
• bazuar në të dhënat më të fundit shkencore dhe epidemiologjike, vlerëson masat për menaxhimin e popullatave të derrave të egër në zona të ndryshme gjeografike të BE-së.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE MBROJTJEN E SHËNDETIT TËND, BASHKËPUNO ME AKU

info@aku.gov.al|     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052