Delegacioni i përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Sigurisë  Ushqimore të Mbretërisë së Arabisë Saudite ka vizituar gjatë ditës së sotme disa stabilimente, për të parë nga afër funksionalitetin e sistemeve të kontrollit në Shqipëri, përsa i përket sigurisë ushqimore.

Këto vizita u kryen në një stabiliment të përpunimit të qumështit dhe një stabiliment me aktivitet thertore për të kuptuar se si zbatohen nga Operatorët e Biznesit Ushqimor kërkesat e legjislacionit në fushën e sigurisë ushqimore dhe përafrimin e tyre me kërkesat e legjislacionit të BE-së.

Gjithashtu është kryer edhe një vizitë në Pikën e Inspektimit Kufitar në Durrës, nga ku u vëzhgua edhe zbatimi i kërkesave të legjislacionit gjatë procedurës së inspektimit në PIK, për kontrollin e të gjithave produkteve me origjinë shtazore, joshtazore dhe fitosanitare.