Dy në 5 europianë e konsiderojnë si interes personal sigurinë ushqimore dhe vetëm 1 në 5 thonë se bëhet shqetësimi i tyre kryesor në momentin që zgjedhin ushqimin. Për shumë evropianë është një nga disa faktorë, bashkë me cmimin, shijen, vlerat ushqyese dhe origjinën e ushqimit.

EFSA zhvilloi Eurobarometrin, me rastin e ditës së parë botërore të sigurisë ushqimore.

Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore u jep “konsumatorëve, prodhuesve dhe qeverive një shans për t’u përqëndruar në një çështje që shpesh merret si e mirëqene”, sipas Kombeve të Bashkuara. Rezultatet e anketës sygjerojnë se shumica e europianëve (55%) kanë një nivel të lartë të ndërgjegjësimit për çështjet e sigurisë ushqimore dhe dy të tretat kanë ndryshuar sjelljen e tyre si rezultat i marrjes së informacionit për çështjet e sigurisë ushqimore.

Sondazhi i parë i sigurisë së ushqimit në BE që nga viti 2010

Sondazhi i 2019 u zhvillua së bashku me Shtetet Anëtare të BE-së për të marrë perspektivat e reja dhe për të siguruar kontakt më të ngushtë me qytetarët. Ai ende lejon disa krahasime të dobishme me sondazhet e mëparshme.

Kur siguria e ushqimit është një faktor, nuk ka asnjë shqetësim të vetëm që mbizotëron në të gjitha vendet e BE. Megjithatë, ekzistojnë tre çështje që janë më të shpeshtat në 20 shtete anëtare të BE-së: abuzimi me antibiotikë, hormone dhe steroide në kafshët e fermave (44%), mbetjet e pesticideve në ushqim (39%) dhe aditivët e ushqimit (36%).

Këto ishin gjithashtu ndër shqetësimet kryesore të raportuara në Eurobarometrin e vitit 2010 mbi sigurinë e ushqimit. Megjithatë, evropianët duken më pak të shqetësuar sesa kanë qenë më parë

në lidhje me çështje të tilla si OMGJ-të dhe çështje të reja të tilla si mikroplastika janë paraqitur në radar të sigurisë ushqimore për herë të parë.

Grafiku i mesipërm tregon se shqetësimet më të mëdha sot janë:

  • Mbetjet e pesticideve në ushqime;
  • Aditivët dhe ngjyruesit, konservuesit apo shtesat e shijeve në ushqime dhe pije;
  • Sëmundjet tek kafshët;
  • Antibiotikët, hormonet ose steroidet si mbetje në mish;
  • Higjena e ushqimeve;
  • Helmimi ushqimor nga bakteret.

Informacion dhe besim

Për Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore, agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë nxjerre në pah besimin që qytetarët tregojnë për qeveritë dhe prodhuesit për të garantuar ushqim të sigurtë.

Në Evropë, shkencëtarët (82% – një rritje nga 73% në 2010), organizatat e konsumatorëve (79%)  dhe fermerët (69%) gëzojnë nivelet më të larta të besimit midis evropianëve kur bëhet fjalë për informacionin mbi rreziqet e ushqimit.

Besimi në të dy autoritetet kombëtare (60%) dhe institucionet e Bashkimit Evropian (58%) është mjaft i lartë dhe në përputhje me rezultatet e vitit 2010. Megjithatë, raporti tregon se evropianët kanë një kuptim mjaft të kufizuar për mënyrën se si funksionon sistemi i sigurisë së ushqimit në BE.

Në vitin 2010, televizioni ishte burimi kryesor i informacionit rreth rreziqeve të ushqimit për shtatë nga dhjetë evropianë. Por, ndërsa të rinjtë kthehen në median sociale pas TV (45% e moshes 15-24 vjeç), të moshuarit zgjedhin burime tradicionale, si gazetat (46%) dhe radio (30%).

Rezultatet e përzgjedhura nga sondazhi i Eurobarometrit (për mesataren e BE-së):

  • Faktorët më të rëndësishëm për evropianët kur blejnë ushqime janë vendi nga vjen ushqimi (53%), kosto (51%), siguria e ushqimit (50%) dhe shija (49%). Përmbajtja ushqyese është paksa më e vogël (44%), ndërsa etika dhe besimet rënditen më të ultat (19%). Në përgjithësi, 41% e të anketuarve thonë se janë “personalisht të interesuar në temën e sigurisë së ushqimit”. Pak më shumë se një e pesta e evropianëve (22%) thonë se siguria është shqetësimi i tyre kryesor kur zgjedhin ushqimin.
  • Dy të tretat e evropianëve (66%) kanë ndryshuar konsumin e tyre pas marrjes së informacionit për një rrezik të ushqimit. Për 33% ndryshimi ishte i përhershëm; për 33% të tjerë vetëm për pak kohë.
  • Ndryshimet në konsum janë më të zakonshme tek grate, atyre në grupmoshat e mesme dhe atyre me nivel më të lartë arsimi.
  • Shqetësimet më shpesh të cituara janë “mbetjet antibiotike, hormonale ose steroide në mish” (44%), “mbetjet e pesticideve në ushqim” (39%), “ndotësit e mjedisit në peshk, mish ose qumësht” (37%) dhe “additive, ngjyra, konservues ose aromatizime të përdorura në ushqim apo pije” (36%).
  • Besimi është më i lartë në shkencëtarët (82%) dhe në organizatat e konsumatorëve (79%) për informacion mbi rreziqet që lidhen me ushqimin, pasuar nga fermerët (69%), autoritetet kombëtare (60%), institucionet e BE-së (58%), OJQ- (56%) dhe gazetarët (50%). Pak njerëz besojnë supermarketet dhe restorantet (43%), industritë ushqimore (36%) dhe të famshëm, blogerët dhe influencuesit (19%).
  • Pak më shumë se 2 në 5 të anketuar (43%) thonë se “ka rregulla për të siguruar që ushqimi që hame është i sigurt” dhe 3 në 10 (28%) e dinë se “për të vendosur se sa e rrezikshme mund të jetë për të ngrënë nje produkt, BE mbështetet në shkencëtarët për të dhënë këshilla të ekspertëve”.