U zhvillua Edicioni i Parë i EXPO-FORUMIT ndërkombëtar të Bujqësisë, Agroindustrisë, Agroturizmit dhe Sigurisë Ushqimore “Albania Agro Financing Policy&Food Safety EXPO-FORUM 2019” në bashkëpunim edhe me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe AlbKonfindustria.

Edicioni i parë i këtij forumi u organizua në Bashkinë e Divjakës si një ndër zonat më të rëndësishme të prodhimeve bujqësore në vend, ku u diskutuan një sërë çështjesh dhe problematikash në kuadër të përmirësimit të mëtëjshëm të sigurisë ushqimore, prodhimin e produkteve të sigurta për konsum në kuadër të përqasjes me praktikat dhe standartet e Bashkimit Europian si dhe përthithjen e fondeve mbështetëse  për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë dhe praktikave të mira për prodhim.

Gjatë këtij takimi Drejtori i Përgjithëm i AKU-së vendosi fokusin tek përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e mëtejshëm të sigurisë së produkteve të prodhuara dhe të hedhura në treg për konsum si dhe ofroi të gjithë mbështetjen e nevojshme në fokus të garantimit të Sigurisë Ushqimore.

 

#BashkëPërSigurinëUshqimore