Drejtori i Përgjithshëm

Jetëshkrimi- Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së Z. Bledar Skënderi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Z. Bledar Skënderi u lind më 12.08.1978 në qytetin e Përmetit.

Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Drejtësisë, specializuar në fushën Penale, Civile dhe Administrative.

Në vitin 2003 është licencuar si avokat pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë.

Me një karrierë të larmishme në fushën e Drejtësisë, Z. Skënderi ka filluar karrierën profesionale fillimisht si Përgjegjës për Projektin e Regjistrimit Fillestar pranë Z.R.P.P. (Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme) Durrës, për llogari të Gjeo-Vjosa, Projekt i financuar nga USAID (United States Agency for International Development) dhe ARD në vitet 2003-2004.

Në vitet 2004-2007 ka shërbyer si Shef Seksioni / Këshilltar Ligjor i Gjeneralit të Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në vitet 2007-2008 ka shërbyer si Këshilltar Ligjor i Komandantit të Forcës së Bashkuar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në vitet 2009-2010 punoi si Drejtor i Drejtorisë Juridike pranë Komunës Dajt, Tiranë.

Në vitet 2010-2011 ka qenë këshilltar ligjor i Kryetarit të Komunës Dajt, Tiranë.

Në vitet 2011-2013 ka ushtruar profesionin e avokatit.

Në vitet 2013-2016 ka ushtruar funksionin si Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Në vijim të karrierës së tij profesionale, në muajt prill 2016-nëntor 2016 ka mbajtur postin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t.

Në nëntor të vitit 2016 u zgjodh anëtar i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nga Kuvendi i Shqipërisë.

Duke filluar nga data 8 tetor 2020 me vendim të Këshillit të Ministrave, Z. Bledar Skënderi është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.