Pika e Inspektimin Kufitar Durrës ishte ndalesa e rradhës e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili.

Duke qenë porta më e madhe hyrëse e produkteve ushqimore në vend, Z. Lili monitoroi nga afër punën e inspektorëve të kësaj Pike Inspektimi Kufitar në kuadër të zbatimit të planit të veprimit dhe kontrollin e zbatimit të ligjit.

Kontrolle rigoroze dhe zero tolerancë ndaj çdo tentative abuzimi me produktet ushqimore që futen në vend duke vendosur theksin se “Trau” për paligjshmërinë dhe cënimin e shëndetit të konsumatorëve nuk do të hapet anjeherë, duke mbajtur pastër tregun e brendshëm nga produkte të pasigurta për konsum.

Brenda vitit 2020 me investimet e parashikuara për tu kryer në këtë Pikë Inspektimi do t’i kushtohet rëndësi e veçantë përafrimit me standartet më të mira Europiane.