Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së Z.Bledar Skënderi ka vijuar takimet gjatë ditës së sotme  me trupat inspektuese të AKU-së, në qytetin e Korçës, ku edhe ka prezantuar drejtorin e ri të  AKU Korçë Z.Adham Papadhami.

Mbrotja e shëndetit të konsumatorit është fokusi i punës sonë të përbashkët theksoi Z.Skënderi  dhe për rrjedhim, kërkoi nga trupat inspektuese asnjë tolerancë për subjektet, të cilat cënojnë sigurinë ushqimore.

Gjatë takimit drejtori i AKU-së shprehu angazhimin maksimal për Taks-Forcën Anti-Covid dhe rolin e saj në këshillim të qytetarëve dhe bizneseve, për zbatueshmërinë rigoroze të protokolleve anti-Covid.