Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së Z.Bledar Skënderi në vijim të takimeve të tij, është ndalur gjatë ditës së sotme në qarkun e Gjirokastrës, për t’u njohur nga afër me punën dhe objektivat e Drejtorisë Rajonale të AKU-së Gjirokastër.

Gjatë prezantimit Z.Skënderi kërkoi nga trupat inspektuese që në sfidën e përbashkët për garantimin e sigurisë ushqimore, të mos tolerohet asnjë subjekt që cënon shëndetin e konsumatorëve.

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së vlerësoi punën dhe rolin e Task-Forcës Anti-Covid, në këshillim dhe ndërgjegjësim të bizneseve dhe qytetarëve, për zbatim të përpiktë të protokolleve të sigurisë, si mënyrë e vetme për të shmangur përhapjen e virusit.