Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, z.Dritan Sejko, ka zhvilluar një takim me inspektorët e dymbëdhjetë drejtorive rajonale. Në këtë takim është diskutuar mbi problematikat e Planit Kombëtar të Inspektimit 2016, të kontrolleve zyrtare me bazë risku dhe marrjes së mostrave për ushqimin, mbrojtjes së bimëve, ushqimin për kafshët dhe inputeve bujqësore. Gjithashtu u hodhën propozime për Planin e ri Kombëtar 2017, për inspektimet mbi bazë risku.

18/11/2016