Bakteret ushqimore jetojnë në aparatin tretes (zorrë) tek shumë kafshëve të fermës. Gjatë rritjes, therjes dhe përpunimit (këto baktere ) mund të transferohen në:

  • Mish
  • Vezë
  • Shpendë
  • Qumësht.

 

Ushqime të tjera si perimet jeshile, frutat dhe butakët mund të kontaminohen përmes kontaktit me jashtëqitjet e kafshëve dhe njerëzve. Për shembull, nga plehu i përdorur për të përmirësuar pjellorinë e tokës ose nga ujërat e zeza.

 

Bakteret e ushqimit mund të përhapen me anë të kontaminimit të tërthortë. Për shembull, nëse ushqimet e papërpunuara dhe të gatuara ruhen së bashku, bakteret mund të përhapen nga ushqimi i papërpunuar në ushqimin e gatuar.

 

Disa baktere ushqimore gjithashtu mund të përhapen nga kafshët shtëpiake te njerëzit dhe nga personi në person përmes mungesës së kushteve higjienike, të tilla si mos larja e duarve pasi shkoni në tualet ose pasi trajtoni/prekni/kujdeseni për kafshët shtëpiake.