Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Projekti i Sigurisë Ushqimore Organizuan Seminarin mbi Etiketimin e Ushqimeve të Paketuara

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Projekti i Sigurisë Ushqimore organizuan sot një seminar mbi etiketimin e ushqimeve të paketuara si pjesë e fushatës ndërgjegjësuese “Mëso të lexosh ushqimin tënd”. Eventi i organizuar në format hibrid, në sallë dhe online, u ndoq nga operatorë të biznesit ushqimor dhe zyrtarë të AKU-së, duke ufokusuar në ofrimin e një pasqyrimi gjithëpërfshirës të kërkesave të detyrueshme për etiketimin e ushqimeve të parapaketuara.


Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.434 “Për Etiketimin e Ushqimit dhe Informacionin e Konsumatorit” është përafruar me Ligjin e Bashkimit Evropian për ofrimin e informacionit ushqimor për konsumatorët (Rregullorja e BE-së 1169/2011). VKM vendos përgjegjësinë mbi operatorët e biznesit ushqimor për të siguruar që informacioni ushqimor të jetë i saktë, i qartë dhe i lehtë për t’u kuptuar dhe nuk është çorientues.


Ekspertja Elaine Madden nga Projekti i Sigurisë Ushqimore prezantoi një përmbledhje të rregullave të BE-së dhe inspektori Romeo Boci nga AKU paraqitën shembuj konkretë duke evidentuar çështjet më të zakonshme të etiketimit të ushqimeve në Shqipëri.


AKU ka punuar ngushtë me Projektin e Sigurisë Ushqimore për përshtatjen e një broshure që jep informacione thelbësore mbi kërkesat e etiketimit për të ndihmuar operatorët e biznesit ushqimor të respektojnë detyrimet e tyre ligjore. Broshura do t’u shpërndahet bizneseve ushqimore nga AKU dhe mund të shkarkohet gjithashtu nga ky link:

[https://aku.gov.al/botime-ndergjegjesuese/
[https://aku.gov.al/wp-content/uploads/2021/12/FS_005_WEB.pdf]