Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zhvilloi sot analizën e punës për vitin 2015, ku ranë në sy arritjet e këtij institucioni, numri i lartë i inspektimeve dhe i masave ndaj Operatorëve të Biznesit Ushqimor që nuk kanë respektuar ligjin.

Në analizën e AKU-së, merrnin pjesë Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, Krytari I Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Z.Eduart Shalsi, si dhe dtejtuesit e këtij institucioni.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Z.Isuf Shehu, deklaroi se, “në thelb, Autoriteti është një njësi shkencore, e cila duhet të ketë për qëllim shmangien e problemeve dhe evidentimin e risqeve përpara se ato të kthehen në kërcënim. Autoriteti NUK është një polici ushqimi, një inspektoriat i zakonshëm dhe kurrsesi nuk mund të pretendohet që inspektimi i OBU-ve të bëhet mbi bazën e planifikimit, kur në fakt e gjithë veprimtaria e tyre duhet të jetë në monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm për të parashikuar çdo risk dhe eleminuar çdo pasojë, në të kundërt ne jemi thjesht kronikanë të një ngjarje të paralajmëruar”.

“Për mua si drejtues i këtij Autoriteti, sfida është e madhe: Standartizimi i procedurave të inspektimit dhe rritja e cilësisë së inspektimit, kontroll i vazhdueshëm i OBU-ve, vënia në efiçencë të plotë të laboratorëve rajonalë, ndërgjegjësimi i konsumtatorit për sigurinë ushqimore dhe cilësinë e tyre, si dhe përmiresimi i klimës për prodhuesit vendas, është ambicia ime në këtë drejtim”, reklasoi Z.Shehu.

Nga ana e tij, Ministri Panariti, duke folur për objektivat e AKU dhe të ministrisë, deklaroi “se koncepti evropian “nga ferma në tavolinë”, ka sjellë një përmirësim të ndjeshëm të sigurisë dhe cilësisë ushqimore në Shëipëri.

Ndërsa kreu i Komisionit Kuvendor të Veprimtarive Prodhuese Z.Shalsi, deklaroi se është i gatshëm të mbështesë çdo nismë të AKU dhe Ministrisë së Bujqësisë, që iu shërrbejnë garantimit të sigurisë ushqimore.

Fjala e Drejtorit te Pergjithshem te AKU, Z.Isuf Shehu

Fjala e Ministrit te BZHRAU, Z.Edmond Panariti

Fjala e Kryetarit te Komisionit per Veprimtarine Prodhuese, Z.Eduart Shalsi

AKU-Analiza 2015

08/04/2016