Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kanë vijuar gjatë ditës së sotme inspektimet në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime të përbashkëta në kuadër të Task Forcës së ngritur kundër përhapjes së COVID-19.

Janë kryer 144 kontrolle zyrtare dhe monitorime.

Gjatë inspektimt në Tiranë janë dhënë 4 masa administrative “paralajmërim”, janë marrë 10 mostra për t’u analizuar, si dhe janë asgjësuar 78.282 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit.

Në Kukës është bërë monitorimi i të gjithë furrave të bukës, nga ku është vënë shirit bllokimi të gjithë prerësve të bukës.

Në Shkodër janë dhënë 3 masa administrative “paralajmërim”, ndërsa në Vlorë janë dhënë 2 të tilla.

Përsa i përket Planit të Monitorimit për marrjen e mostrave, janë marrë 15 mostra për analizim për fruta-perime në Fier, 13 mostra në Korcë dhe 2 në Vlorë për analizimin e mbetjeve pesticide tek fruta-perimet, analizimin e fuqisë mbirëse tek farërat, si dhe mostra në produkte qumështi.

Në disa subjekte në Fier nuk ka pasur afishim masash për protokollin e sigurisë higjieno-sanitare në kuadër të masave të marra kundër përhapjes së COVID-19.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.

#BashkëPërSigurinëUshqimore