Trupat inspektuese të AKU kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme kontrollet në terren dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së COVID-19.

Janë kryer 408 kontrolle zyrtare dhe monitorime,

Gjatë inspektimeve të kryera në Tiranë, në një subjekt është vendosur masa administrative “gjobë” në vlerën e 300,000 lekëve për kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Gjithashtu është bërë asgjësim në dy subjekte të 70.182 ton produkte ushqimore, më kërkesë të vetë këtyre subjekteve.

Edhe në Korçë është vendosur masë administrative “gjobë” në një subjekt me aktivitet “furrë buke”, me vlerë 300,000 lekë, për kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, është bërë edhe bllokimi I aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara si dhe u bë bllokimi i produkteve me qëllim asgjesimin e tyre.

Në Durrës janë vendosur 2 masa administrative “paralajmërim” si dhe janë marrë dy mostra për analizim, ndërkohë edhe në Fier janë vendosur 3 masa administrative “Paralajmërim” për mosrinovimi të analizës së ujit dhe të planit 3D.

Në Fier dhe Elbasan janë bërë zhbllokime të produkteve ushqimore, të cilat kanë qenë të bllokuara në subjekte deri në daljen e analizave. Përkatësisht në Fier është bërë zhbllokimi i 0.4 ton gjalpë dhe 0.5 ton djathë në një subjekt përpunim qumështi dhe nëprodukteve të tij pasi analizat kanë rezultuar konform legjislacionit në fuqi, gjithashtu edhe në Elbasan janë bërë zhbllokime të sasive vaj luledielli, pije alkoolike, kripë e jodizuar në tre subjekte pasi analizat e këtyre produkteve kanë rezultuar konform legjislacionit në fuqi.

Autoriteti Kombëtar I Ushqimit bazuar edhe në legjislacionin në fuqi , do të vijojë të jetë i pranishëm në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.